ShBA-ja s’ia ka frikën askujt, dërgon luftanije afër ishujve kinezë në Ngushticën e Tajvanit

Amerika

ShBA-ja s’ia ka frikën askujt, dërgon luftanije afër ishujve kinezë në Ngushticën e Tajvanit

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Forcat detare të Shteteve të Bashkuara dërguan një luftanije në Ngushticën e Tajvanit për herë të parë që nga ardhja në pushtet e presidentit Joe Biden.

Luftanija “USS John S McCain” e zhvilloi lundrimin në përputhje me ligjin ndërkombëtar, tha Joe Keiley, zëdhënës i Flotës së Shtatë.

“Transiti i anijes nëpër Ngushticën e Tajvanit e shfaq përkushtimin e ShBA-së për një Paqësor të lirë dhe të hapur”, thuhet në deklaratë.

Çështja e Tajvanit, rajon me autonomi, është një ndër sfidat e Bidenit në fushën e politikës së jashtme dhe mund të bëhet pikë përplasjeje mes dy fuqive botërore, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Në javën e parë të Bidenit si president, Kina dërgoi dy grupe të aeroplanëve luftarakë afër Tajvanit, duke e nxitur këtë rajon që të marrë masa mbrojtëse, përfshirë dërgimin e një aeroplani luftarak për t’i vëzhguar fluturimet kineze.

Pekini i ka vlerësuar si provokime lundrimet e Ngushticës së Tajvanit dhe ka thënë se ato përbëjnë kërcënim për stabilitetin në rajon, shkruan CTV, transmeton Gazeta Express.

Gjatë vitit 2020, luftanijet amerikane kaluan 13 herë nëpër Ngushticën e Tajvanit, më së shumti që nga viti 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat