Punonjësit dhe klientët e marketit në SHBA shihen pa maska, pamjet që kanë nxitur reagime të ashpra të amerikanëve

Amerika

Punonjësit dhe klientët e marketit në SHBA shihen pa maska, pamjet që kanë nxitur reagime të ashpra të amerikanëve

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Dhjetëra klientë dhe punonjës të një marketi në Florida janë filmuar pa maska mbrojtëse, pavarësisht se me ligj obligohen t’i bartin në veçanti kur janë në kontakt të afërt me tjerët.

Videoja 15 sekondave e publikuar në Twitter, shfaqin punonjësit që diskutojnë me klientët para arkave – ku asnjëra palë nuk barte maskë – edhe pse në hyrje të lokalit shiheshin shenjat që paralajmëronin për bartje të maskës dhe respektim të distancës fizike.

Madje një punonjëse shihet duke qeshur me një kliente e cila gjithashtu ishte pa maskë, e shumicë e punonjësve dhe klientëve gjykuar nga pamjet duket se ishin mbi moshën 65-vjeçare, kategori kjo më e rrezikuar nga COVID-19.

Këto pamje kanë nxitur reagime të ashpra të masës, në veçanti të atyre që ishin prekur apo kanë humbur më të dashurit nga infeksioni i COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat