SHBA raporton mbi 86 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA raporton mbi 86 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara raportuan 86 mijë e 646 raste të reja me COVID-19 dhe 1 mijë e 465 vdekje nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 27 milionë e 94 mijë e 14 dhe 464 mijë e 941 viktima, shkruan CNN.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat