Biden e Trudeau zotohen për luftimin e COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike

Amerika

Biden e Trudeau zotohen për luftimin e COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:58
Joe Biden dhe Justin Trudeau

Në takimin e parë me një lider të huaj që nga ardhja në detyrë, presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, janë zotuar për t’i luftuar pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike.

Dy liderët, nëpërmjet takimit virtual, diskutuar për më shumë se dy orë edhe për çështjet ekonomike dhe e theksuan afërsinë e marrëdhënieve bilaterale SHBA-Kanada.

Biden ka thënë se vënia e pandemisë nën kontroll mbetet prioriteti numër një i dy vendeve, por ka premtuar që të bashkëpunojë me Kanadanë në betejën kolektive kundër ndryshimeve klimatike.

Nga ana tjetër, Trudeau ka thënë se është diskutuar “për një hartë re dhe ambicioze rrugë të partneritetit, bazuar në vlera dhe prioritete”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat