Varianti kalifornian i Covid shqetësues, Fauci: Vaksinohuni sa më shpejt, jemi në garë me virusin

Amerika

Varianti kalifornian i Covid shqetësues, Fauci: Vaksinohuni sa më shpejt, jemi në garë me virusin

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 06:21
Ilustrim

Variantet e reja të koronavirusit janë një kërcënim në rritje. Vaksinimet, mbajtja e maskave mbeten thelbësore.

Ndërsa variantet e shfaqura të koronavirusit mbeten një kërcënim, ekspertët e shëndetit thanë se shpresojnë që vetëm normat në rritje të vaksinimit dhe mbajtja e vazhdueshme e maskave mund të zbehë valë të reja të mundshme në të ardhmen.

Ekzistojnë shqetësime nëse imuniteti i ofruar nga vaksinat do të jetë më pak efektiv ndaj disa varianteve të koronavirusit, duke përfshirë llojin e identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, B.1.351, dhe llojin e fundit në SHBA, ai Kalifornian, B.1.427 / B.1.429

Studiuesit në San Francisco thanë se në testet laboratorike, lloji i Kalifornisë ishte më rezistent ndaj efekteve të antitrupave neutralizues që gjenerohen nga sistemi imunitar, si përgjigje të vaksinave COVID-19, ose nga një infeksion i mëparshëm i koronavirusit.

“Krahasuar me variante të tjera, mbrojtja nga antitrupat u zvogëlua nga një sasi "e moderuar … por e konsiderueshme", thanë studiuesit e UCSF.

Kur antitrupat neutralizues u ngritën kundër llojit të zakonshëm, efektiviteti i tyre u përgjysmua. Për krahasim, kur këta antitrupa hasën në llojin e koronavirusit që tani është dominues në Afrikën e Jugut, efektiviteti i tyre u zvogëlua në të gjashtën e niveleve të tyre të zakonshme.

Varianti i ri i Kalifornisë sipas studimeve të para rezulton akoma edhe më rezistent ndaj vaksinave.

Prodhuesit e vaksinave kanë filluar të punojnë për të parë më mirë sesi reagojnë ato ndaj varianteve të reja. Por studiuesit thonë se vaksinat janë akoma efektive dhe janë arma e vetme më e sigurt në këto momente, për t’u mbrojtur nga virusi. Prandaj mjekët i nxisin njerëzit të marrin vaksinën, sa më shpejt t’u jepet mundësia.

Fushatat e vaksinimit janë një kontribues i rëndësishëm në rënien e vazhdueshme të rasteve të përditshme të koronavirusit dhe kjo prirje është e kënaqshme, tha Dr. Eric McDonald, drejtori mjekësor i departamentit të epidemiologjisë së qarkut San Diego.

McDonald tha të mërkurën se edhe nëse lloji i Kalifornisë "është më ngjitës se të tjerët që qarkullojnë në komunitet, mesazhi i mbrojtjes është i njëjti: duhet të zbatoni rregullat që ne kemi rekomanduar për të parandaluar transmetimin – pra, mbajtja e maskave, distancimi shoqëror, qëndrimi në shtëpi”.

“Sa më shumë staf dhe banorë të vaksinuar, rastet e reja do të bien, që do të thotë më pak shpërthime dhe për fat të mirë, më pak vdekje," tha Ferrer.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të qeverisë në SHBA, tha se rritja e varianteve e bëri gjithnjë e më thelbësore që njerëzit të vaksinohen sa më shpejt që të munden.

“Merrni vaksinën. Kjo është një garë … midis virusit dhe marrjes së vaksinave" tha Fauci të enjten në emisionin "Sot" të NBC. "Sa më gjatë që pritet të vaksinohet, aq më shumë shanse ka që virusi të kthehet në një variant të ri ose një mutacion."

Fauci më parë ka ngritur shqetësimin midis varianteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Kalifornisë se mund të jenë më të aftë për të shmangur efektet e vaksinave COVID-19.

Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë, tha Fauci për The Times, është të ndalojmë përhapjen e të dy varianteve duke u vaksinuar, duke mbajtur maska ​​dhe duke kufizuar ekspozimin ndaj të tjerëve.

Megjithatë, Kalifornia kishte mesatarisht rreth 5,800 raste të reja me koronavirus në ditë gjatë javës së fundit  – shifra më e ulët që kur nisi vala e vjeshtës dhe e dimrit.

Numri ditor në të gjithë vendin ka rënë 87% që nga fillimi i janarit, kur kishte 45,000 raste të reja në ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat