SHBA/ Ndryshimi i orës diellore, nesër e diel 14 Mars, lëvizin akrepat përpara 1 orë

Amerika

SHBA/ Ndryshimi i orës diellore, nesër e diel 14 Mars, lëvizin akrepat përpara 1 orë

Nga: B.S Më: 13 mars 2021 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Një grup ligjvënësish dypartiakë të SHBA-së janë bashkuar për të rivendosur një projekt-ligj për t'i dhënë fund ndryshimit të orës, ose si e quajnë ata “lëkundjes së lavjerrësit” të DST përgjithmonë.

Kjo e diel 14 Mars 2021, në SHBA, shënon kthimin ritual të orëve përpara një orë për kohën e dritës së diellit, tradita jonë më e lodhshme kombëtare, si shprehen specialistët.

Ora verore do të kthehet 60 minuta para, me lëvizjen e akrepave, duke ndryshuar në atë, të matjes së kohës në atë që quhet ora verore.

Ndryshimi i orës, në të gjithë teritorin e Shteteve të Bashkuara do të behet sonte pas mesnatës në orën 2 të mëngjesit , kur akrepat e orës levizën 60 minuta para – duke shënuar orën 3:00 të pasmesnatës.

Ndryshimi i orës dy javë më parë ndryshimit që do të bëhet në Europë, është duke u pare si mundësi e fundit për këtë ndryshim, që në SHBA, nisi 30 vjet më parë.

Ekspertët e këtyre çështjeve, mendojnë se ky ndryshim erdhi nga nevoja për të shfrytëzuar sa më shumë dritën e diellit dhe për të konsumuar me pak energji elektrike, për këtë sesion që zgjatë afro 8 muaj në vit nga muaji Mars deri nē Nëntor.

Mirëpo, megjithse nga ky ndryshim ekspertët amerikan thanë se Shtetet e Bashkuara te Amerikës, do të kursejnë disa miliarda dollar, këtë javë, ndodhi diçka edhe më e pabesueshme : kur një grup ligjvënësish dypartiakë të SHBA-së janë bashkuar, u bënë bashkë për të rivendosur një projekt-ligj për t'i dhënë fund ndryshimit të orës, ose si e quajnë ata “lëkundjes së lavjerrësit” të DST përgjithmonë.

Ndryshimi i orës në SHBA-ës, filloi rreth vitit 1990, por jo në të gjitha shtetet. Ndërsa, si ligj këtu ndryshimi i orës u vendos nga viti 1997 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Kështu duke filluar qysh nga e diel 14 Mars 2021, ora e ashtuquajtur dimërore në Shtetet Bashkuara të Amerikës, ndryshohet dhe vjen ora verore, duke lëvizur plot një orë para.

Pra, ora 2:00 e mëngjesit të sotëm, i takon të jetë ora 3:00 e pasmesnatës. Ndryshimi përsëri me një 1 orë i akrepave të orës kalon në të ashtuquajturën nga ora dimërore, në atë verore e cila do të bëhet qysh nesër (e diel 14 Mars 2021).

Në Shtetet e Bashkuara ka disa ndryshime në matjen e kohës sipas shteteve.

Ndërkohë, në Europë matja e kohës verore do të bëhet të djelën e 31 Mars 2021, kur në orën 2:00 të mesnatës, akrepat e orës lëvizën 1 orë para dhe kan për të shënuar orën 3:00 të mesnatës sipas asaj që njihet ndryshe Universal Time (Greenwich Mean Time).

Sot, ndryshimin e orës “Daylight Saving Time”, e aplikojnë mese 70 shtete, kryqëtërthorë botës. Japonia, India dhe Kina, tre vendet me të industrializuara të botës, nuk e ndryshojnë asnjëherë të ashtuqujturën orën djellore.

Ndërkohë, që edhe Rusia, thotë se po sheh mundësinë e saj të daljes nga ky sistem matje me dy kohë në atë të orës dimërore dhe asaj verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat