SHBA: Virgjinia shfuqizon dënimin me vdekje

Amerika

SHBA: Virgjinia shfuqizon dënimin me vdekje

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Shteti i Virgjinias në SHBA ka njoftuar se ka hequr dënimin me vdekje, duke u bërë shteti i 23-të i SHBA-së që merr një vendim të tillë. Virgjinia kishte numrin e dytë më të lartë të ekzekutimeve në Shtetet e Bashkuara, pas Teksasit.

Guvernatori demokrat, Ralph Northam, nënshkroi legjislacionin përmes një ceremonie pasi bëri një vizitë në vendin ku është kryer ekzekutimi i 102 personave që ishin dënuar me vdekje.

Kundërshtarët e dënimit me vdekje thonin se masa ishte zbatuar në mënyrë jo të drejtë për njerëzit me ngjyrë, të sëmurët mendorë dhe të varfërit.

Republikanët thanë se dënimi me vdekje duhet të mbetet një mundësi dënimi për disa krime dhe që të ofrojë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

Që nga viti 1973, më shumë se 170 njerëz janë liruar nga dënimi me vdekje, pasi u zbuluan provat e pafajësisë së tyre, tha guvernatori Northam.

Vetëm dy persona kanë qenë aktualisht të dënuar me vdekje në Virgjinia dhe dënimet e tyre tani do të shndërrohen në burgim të përjetshëm pa mundësinë e ankesës./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat