Mes viktimave në Alaskë edhe miliarderi çek

Amerika

Mes viktimave në Alaskë edhe miliarderi çek

Më: 29 mars 2021 Në ora: 20:34
Petr Kellner

Miliarderi çek, Petr Kellner, është njëri nga pesë viktimat e rrëzimit të helikopterit në Alaskë të shtunën.

Kompania e tij, PPF Group, e konfirmoi vdekjen e kreut  përmes një njoftimi të hënën.

“Me pikëllim të madh, PPF njofton që…Petr Kellner tragjikisht ka vdekur në një aksident në bjeshkët e Alaskës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Jeta e tij profesionale njihej për etikën e pabesueshme të punës dhe kreativitetit, por jeta e tij private i takonte familjes së tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat