SHBA: Sëmundja e panjohur kthen arinjtë në ‘zombi miqësorë’ me njerëzit

Amerika

SHBA: Sëmundja e panjohur kthen arinjtë në ‘zombi miqësorë’ me njerëzit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Studiues në SHBA thonë së fundmi se një sëmundje ende e paemëruar bën që kafshët të humbasin çdo frikë nga njerëzit, duke u sjellë në mënyrë miqësore të ngjashme me atë të qenve.

Ata shtojnë se një virus misterioz ka infektuar arinjtë e zinj në shtetet amerikane të Kalifornisë e Nevada duke bërë që kafshët të afrohen pa u trembur me njerëzit.

Në një prej rasteve, një këlysh ariu thuajse i rritur u ngjit pa u trembur në motorin e dëborës në resorin Northstar pranë liqenit Tahoe, pa treguar asnjë shenjë të kujdesit që një kafshë e egër shfaq në prani të njerëzve.

Veterinarët besojnë se gjendja e pazakontë mund të shkaktohet nga një tip encefaliti, që rrjedhimisht sjell vdekjen e kafshës. Ata e krahasojnë sëmundjen e re me “virusin zombi” që më herët ka shkaktuar sjellje të pakoordinuara dhe agresive të drerët në SHBA.

Por sëmundja nuk ishte parë ndonjëherë tek arinjtë, tha Drejtoria e Peshkimit dhe Botës së Egër të Kalifornisë.

Në shkurt disa zyrtarë të agjencisë u thirrën në El Dorado, Kaliforni, ku gjetën një ari tepër të ri për të qëndruar vetëm, që shfaqte sjellje të ngjashme me të qenit.

Kafsha ishte tërësisht e relaksuar pranë njerëzve, madje mori një mollë nga toka dhe e hante para grupit të banorëve që rrinin në kopsht.

Shkaku i gjendjes është ende i panjohur. Analizat e arinjve kanë treguar se ata mbajnë rregullisht në trup 7-8 viruse të panjohura nga shkenca, por nuk dihet se cili prej tyre mund të shkaktojë encefalitin.

Encefalitis, është një inflamacion i indeve të trurit që mund të shkaktohet nga agjentë infektues si baktere apo kërpudha.

Specialisti i botës së egër Brandon Munk tha se normalisht agjencia i merr kafshët për t’i trajtuar, por në këtë pikë të hershme të rrezikut të viruseve të panjohura, është tepër e rrezikshme: “Në këtë pikë ne ende nuk e dimë çfarë e shkakton encefalitin, dhe as rreziqet që mund të bartin këto kafshë”.

Ata thanë se nuk është e qartë nëse gjendja ka lidhje me sëmundjen e “drerëve zombi”, transmeton DailyStar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat