Fauci thotë se SHBA-ja mund të mos ketë nevojë për vaksinën AstraZeneca

Amerika

Fauci thotë se SHBA-ja mund të mos ketë nevojë për vaksinën AstraZeneca

Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:26
Anthony Fauci

SHBA-ja mund të mos ketë nevojë për vaksinën kundër coronavirusit nga AstraZeneca, edhe nëse fiton miratimin nga rregullatori i vendit, tha për Reuters, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.

Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe njëherësh këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se SHBA-ja ka kontrata të mjaftueshme me prodhuesit e tjerë të vaksinave për të injektuar të gjithë popullatën e vendit, dhe ndoshta të mjaftueshme për vaksinat përforcuese në vjeshtë.

I pyetur nëse SHBA-ja do të përdorte dozat e vaksinës nga AstraZeneca, ai tha se kjo mbetet për t’u parë, pasi çështja është ende e pazgjidhur.

“Duke pasur parasysh marrëdhëniet që kemi për sa i përket kontratave me një numër të kompanive, kemi vaksina mjaft për të përmbushur të gjitha nevojat tona pa e përfshirë AstraZeneca-n”, u shpreh ai.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thanë se mbi 99.6 milionë njerëz, apo 30 për qind e popullsisë amerikane, e kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

Sipas tyre, rreth 56 milionë njerëz e kanë përfunduar komplet vaksinimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat