SHBA: Imigrantët me status të mbrojtur të përkohshëm shpresojnë për një zgidhje të përhershme

Amerika

SHBA: Imigrantët me status të mbrojtur të përkohshëm shpresojnë për një zgidhje të përhershme

Më: 4 prill 2021 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Një program i qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara që u jep mundësi qytetarëve nga disa vende të goditura nga katastrofa dhe lufta të jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, ka një shans t’u hapë rrugën atyre të bëhen shtetas amerikanë. Bëhet fjalë për përfituesit e Statusit të Mbrojtjes së Përkoshme. Administrata e ish-presidentit Donald Trump kishte kërcënuar ta anulonte programin, por presidenti Joe Biden ka premtuar të mbështesë një projekt-ligj për hapjen e rrugës drejt shtetësisë.

Irma Chavez është nënë e katër fëmijëve e cila drejton një nismë për lidhjen mes bizneseve në qytetin e vogël të shtetit të Arkansasit ku ajo jeton. Është një ndryshim i madh nga jeta e saj e dikurshme si pastruese në shtëpi në një periferi të Kalifornisë, dhe më herët akoma një fëmijë që punonte në fushat e kafesë në El Salvador.

Rrjedha e jetës së ekspertes 44-vjeçare të marketingut, ndryshoi falë programit të qeverisë federale për mbrojtje të përkohshme.

"Kur mora këtë status në vitin 2001, kisha dy fëmijë dhe ishte gjëja më e mirë që mund të më ndodhte”, thotë ajo.

Presidenti Joe Biden ka premtuar të mbështesë një projekt-ligj që do t'i jepte zonjës Chavez dhe qindra mijëra të tjerëve një shans për shtetësinë amerikane.

Legjislacioni do të ofronte një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë për rreth 11 milion persona që jetojnë në SHBA në mënyrë të paligjshme dhe për emigrantët e sjellë në vend si fëmijë, si edhe atyre me status të përkohshëm të mbrojtur, një rrugë edhe më të përshpejtuar.

Për zonjën Chavez kjo mund t'i jepte fund frikës se ajo mund të deportohet pa fëmijët e saj. Kjo gjithashtu do ta lejonte atë të udhëtonte më lehtësisht për të parë nënën dhe motrën e saj në qytetin e tyre të lindjes.

Më shumë se gjysma e emigrantëve me statusin e përkohshëm janë nga El Salvadori.

Në El Salvador, Iris Franco, motra e Irmës ka një furrë buke në shtëpinë e saj dhe shpërndan bukën me një biçikletë. Kështu ajo siguron jetesën për vete dhe katër fëmijët e saj. Djali i madh i saj po studion për të qenë mjek i pari në familjen e saj që shkon në universitet.

Ajo dhe Irma nuk mbaruan dot shkollën e mesme, pasi kishin punuar që fëmijë, ndërsa nëna e tyre, shiste tamale për të mbijetuar.

"Programi na ndryshoi jetën sepse e dinim që kishim motrën atje dhe ajo mund të na ndihmonte kurdo që të mundej. Tani nëna jona mund të ketë tani jetë të qëndrueshme”, thotë Irisi.

Në vitin1994, familja u detyrua të lejonte Irmën të udhëtonte me kontrabandistë për të jetuar dhe punuar me të afërm në Los Anxhelos.

Irma u martua, bëri fëmijë dhe qëndroi. Ajo vazhdoi të dërgonte para, gjithnjë e më shumë ndërsa siguronte punë më të mira kur siguroi status të përkohshëm të mbrojtur.

41 vjeçarja Iris tha se familja është në gjendje më të mirë falë ndihmës së motrës së saj. Irma dërgon para për të ndihmuar për të blerë ilaçet dhe ushqimet për nënën e tyre.

Motrat më në fund u takuan katër vjet më parë kur Irma aplikoi për të udhëtuar jashtë shtetit. Ajo befasoi nënën e saj, Elsa Victorina Franco, në aeroport dhe takoi nipat dhe mbesat. Kur po kthehej, Irisi shqetësohej se nuk do ta linin të kthehej në Shtetet e Bashkuara.

"Në vitin 2016, kur vizitova familjen me një leje nga imigracioni, kisha frikë se mos nuk më lejonin, por frika ime nuk u materializua. Më lejuan”, thotë Irma.

Në Arkansas, Irisi përgatit dy nga katër djemtë e saj çdo mëngjes për në shkollë para se kthehet në shtëpi për të komunikuar në Zoom për shkak të pandemisë për punën e saj si drejtuese e një rrjeti biznesesh që ajo shpreson të hapë rrugën për dhomën e parë hispanike të tregëtisë në qytet.

Djali i saj i madh martohet këtë vit. Burri i saj është një kuzhinier me origjinë braziliane në një restorant të njohur.

Jeta e zhurmshme në qytetin Springdale është shumë ndryshe nga fillimet e saj në Shtetet e Bashkuara.

Pas shumë vështirësish, Chavez mori statusin e imigrantes së përkohshme të mbrojtur dhe jeta e saj ndryshoi.

Pasi vizitoi vendin e saj për herë të parë në dekada, zonja Chavez dhe motra e saj hapën një organizatë jofitimprurëse për të ndihmuar fëmijët në lagje me mjete shkollore dhe dhurata për Krishtlindje.

Gjatë gjithë këtyre viteve, zonja Chavez rinovoi vazhdimisht statusin e saj çdo 18 muaj dhe pagoi rregullisht taksa. Administrata Trump njoftoi se do të anulonte programin për vende të ndryshme, përfshirë El Salvadorin.

Imigrantët përmes tubimeve, proceseve gjyqësore dhe lobimit tek ligjvënësit, në dhjetor administrata bëri një zgjatje të përkohshme të statusit. Zoti Biden, e ka zgjatur afatin e programit.

Ndryshimi në administratë i ka sjellë lehtësim zonjës Chavez dhe shumë të tjerëve, por ende nuk garanton qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara. Ajo akoma duhet të rinovojë në mënyrë të përsëritur dokumentet dhe nuk mund të udhëtojë lirshëm në El Salvador.

Statusi nuk zgjidh as problemet e saj të imigracionit. Burri i saj që është shtetas amerikan, e ka sponsorizuar atë për një kartë të gjelbër, por një urdhër i vjetër imigrimi e pengon atë ta sigurojë atë.

Një projekt-ligj nga Kongresi mund ta ndryshojë këtë, duke i plotësuar asaj ëndrrën për të mos u ndarë kurrë nga fëmijët e saj.

"Shpresojmë që gjithçka të ndryshojë në favorin tone sepse ne nuk jemi njerëz që bëjmë gjëra të këqija. Jemi njerëz të mirë. Punojmë dhe paguajmë taska”, thotë Irma./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat