Presidenti argjentinas rezulton pozitiv për COVID-19, ishte vaksinuar me Sputnik V

Amerika

Presidenti argjentinas rezulton pozitiv për COVID-19, ishte vaksinuar me Sputnik V

Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:13
Alberto Fernandez

Pavarësisht se ishte vaksinuar në fillim të këtij viti, Presidenti Argjentinas Alberto Fernandez tha se ai ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Fernandez, 62, shkroi në Twitter se ai është "në gjendje të mirë fizike".

Ai tha se ndihet në rregull përveç një ethe të lehtë, njoftoi Reuters të Shtunën.

Fernandez mori vaksinën e Rusisë Sputnik V kundër koronavirusit në fillim të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat