​SHBA: Shitje rekorde e armëve pas të shtënave masive

Amerika

​SHBA: Shitje rekorde e armëve pas të shtënave masive

Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:44
Foto ilustruese

Shitja e armëve në Shtetet e Bashkuara arriti një numër rekord për të dytin vit radhazi, pas një periudhe në të cilën ndodhën të shtëna masive pothuajse çdo javë, shkruan sot “New York Post”.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) mori një numër të madh të kërkesave për kontrollimin e blerësve nga dyqanet e licencuara për shitjen e armëve gjatë vitit 2021, tregojnë të dhënat federale.

FBI kontrolloi katër milionë klientë në janar, 3.4 milionë në shkurt dhe 4.7 milion në mars, sipas gazetës amerikane.

Kjo është një rritje në krahasim me vitin e kaluar, kur 2.7 milionë kontrolle u bënë në janar, 2.8 milionë në shkurt dhe 3.7 milionë në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat