Virgjinia do të shpërblejë me 100 dollarë personat që marrin vaksinën anti Covid-19

Amerika

Virgjinia do të shpërblejë me 100 dollarë personat që marrin vaksinën anti Covid-19

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Shteti i Virgjinias ka vendosur qe ta shpërblejë me 100 dollarë çdo qytetar të moshës 16 deri 35 vjeçare të cilët pranojnë të vaksinohen.

Kjo pasi që numrat e të vaksinuarve kanë rënë javëve të fundit si dhe rastet e reja të infektimit janë në rritje. Guvernatori i shtetit, Jim Justice tha se po e bëjnë këtë pasi që të rinjtë mund të jenë hezitues për të pranuar vaksinën për disa arsye.

“Kjo shumë do iu jepet edhe atyre qe janë vaksinuar më herët, madje do kenë përfitime të mëtutjeshme ditëve ne vazhdim”, tha guvernatori.

Edhe pse rreth 52 për qind e popullsisë janë vaksinuar, guvernatori shton se rreth 40 për qind mendohet të kenë dyshime.

Financat do të lëshohen nga paketa ndihmëse prej 1.9 trilionë dollarësh, e cila u miratua në Kongresin Amerikan muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat