Rudy Giuliani: Hetuesit amerikanë bastisin shtëpinë e ish-avokatit të Trumpit

Amerika

Rudy Giuliani: Hetuesit amerikanë bastisin shtëpinë e ish-avokatit të Trumpit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:13
Rudy Giuliani

FBI ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Rudy Giulianit, i cili ishte avokati personal i Donald Trumpit, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bastisja është kryer në kuadër të një hetimi për marrëdhëniet e Giulianit me Ukrainën. Avokati i tij ka thënë se ai e mohon se e ka bërë shkeljen e ligjit.

Para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, dyshohet se Giuliani kishte bërë përpjekje për të gjetur informacione inkriminuese në Ukrainë, në lidhje me kandidatin demokrat, Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter.

Biden fitoi zgjedhjet, ai dhe djali i tij e kanë mohuar çdo akuzë për keqpërdorim.

Trump u shkarkua në vitin 2019 për akuzat se ai kërkoi ndihmë nga Ukraina për t’i rritur shanset e tij për t’u rizgjedhur sërish president i SHBA-së.

Kërkimet u zhvilluan të mërkurën në apartamentin “Upper East Side” të Giulianit si dhe në zyrën e tij në Park Avenue.

Disa pajisje elektronike që i përkisnin 76-vjeçarit u sekuestruan, sipas New York Times.

Avokati i Giulianit, Robert Costello, i quajti kërkimet “një mashtrim ligjor”.

“Kjo është krejtësisht e panevojshme”, tha Costello për Fox News, duke shtuar se kërkimi u krye për ta “bërë atë të dukej sikur ishte një lloj krimineli”.

Ai shtoi se bastisjet rrjedhin nga një “incident i pretenduar i dështimit për t’u regjistruar si një agjent i huaj”, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat