Qyteti i New York-ut planifikon të rihapet plotësisht më 1 korrik

Amerika

Qyteti i New York-ut planifikon të rihapet plotësisht më 1 korrik

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Qyteti i Nju Jorkut planifikon të rihapet plotësisht më 1 korrik, tha të enjten kryetari i bashkisë Bill de Blasio.

“Plani ynë është të rihapim plotësisht qytetin e New York-ut më 1 korrik”, ka thënë de Blasio për MSNBC.

“Ne jemi gati që dyqanet të hapen, për bizneset të hapen, zyrat, teatro,…”, ka thënë më tej ai.

Sipas Business Insider,  De Blasio përmendi numrat e lartë të vaksinimit për coronavirus në qytet si një arsye për rihapjen.

Deri të mërkurën, më shumë se 6.3 milionë doza ishin administruar në qytet, sipas NYC Health. Gati 2.4 milionë njerëz atje janë vaksinuar plotësisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat