Pema bllokon një person në një tualet portativ

Amerika

Pema bllokon një person në një tualet portativ

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:10
Pennsyvani

Autoritetet në qytetin e Pennsyvanisë kanë treguar se një burrë është dashur të shpëtohet pasi një pemë kishte rënë gjatë erërave të forta dhe e kishte bllokuar atë brenda një tualeti portativ, raporton agjencia AP.

Departamenti i Zjarrfikës në Barlow ka shkruar në faqen në Facebook se stafi ishte ftuar për të ndihmuar në Parkun Nacional Ushtarak Gettysburg në jug të Pennsylvanisë.

Stafi kishte gjetur një pemë të rrëzuar mbi një automjet, por nuk ishte asnjë person brenda. E më pas rojet e parkut treguan se pema ka ngujuar një burrë brenda një tualeti portativ.

Ndihmës-shefi i zjarrfikësve të Barlowit, Joe Robinson, ka treguar se stafi e ka trajtuar rastin si ngujim në veturë, dhe ka prerë pemën me sharrë dhe po ashtu ka hapur edhe tualetin portativ me ndihmë të sharrës.

“Ai ishte shumë me fat. Ishte pemë e madhe dhe ai shpëtoi nga goditja. Ka mundur të jetë shumë serioze”, ka thënë Robinson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat