SHBA gati të eksperimentojë me mushkonjat e modifikuara

Amerika

SHBA gati të eksperimentojë me mushkonjat e modifikuara

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Mushkonja të modifikuara gjenetikisht për të zhdukur “Eidis Eixhipti”, siç njihen mushkonjat që përhapin ethen e verdhë afrikane dhe malarian.

Ky është eksperimenti që pritet të vihet në zbatim nga kompania bioteknologjike Oxitec, të ardhurat e të cilat sigurohen nga fondacioni i Bill Gates.

Versioni i ndryshuar i insektit nuk pickon, madje lind vetëm pasardhës meshkuj.

Florida Keys në Shtetet e Bashkuara, është përcaktuar si vendi në të cilin do të zbatohet ky eksperiment.

Në shumë banesa, janë vendosur kuti me vezë të cilat në lagështi, lindin mushkojnjat e reja.

Megjithatë, banorët e këtij vendi kanë protestuar duke e cilësuar të pasigurt eksperimentin. 4.1 milionë dollarë janë shpenzuar pikërisht për këtë projekt, për të cilin investohet prej vitesh nga miliarderi amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat