Biden befasoi gruan e tij me një gjest romantik

Amerika

Biden befasoi gruan e tij me një gjest romantik

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:37
Joe Biden me gruan

Presidenti aktual i SHBA, Joe Biden, e befasoi gruan e tij me një gjest romantik që i bën miliona amerikanë ta admirojnë atë.

Presidenti amerikan befasoi gruan e tij, Zonjën e Parë Jill Biden, ndërsa ata po hipnin në një helikopter ushtarak Marine One përpara Shtëpisë së Bardhë.

Biden pa një lule-dele në livadh, u përkul, e mori dhe ia dha gruas së tij.

Në fillim të fushatës presidenciale, Biden përshkroi në një intervistë për CBS si ishte marrëdhënia e tij me gruan e tij.

"Unë thjesht e adhuroj atë. Mund të tingëlloj si budalla, por kur e shoh duke zbritur nga shkallët, zemra ime ende rreh ”, tha ai në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat