Kur ndodh mrekullia, ja si 3-vjeçari nga New Yorku i mbijeton rënies nga kati i pestë

Amerika

Kur ndodh mrekullia, ja si 3-vjeçari nga New Yorku i mbijeton rënies nga kati i pestë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kamerë vëzhgimi në New York regjistroi rënien e një fëmije trevjeçar nga kati i pestë i një ndërtese të hënën.

Videoja së pari shfaqi lëvizjen e tendës në të cilën ra trevjeçari. 

Pas rënies në tokë, pamjet tregojnë djalin që përpiqet të ngrihet.

Ai u gjet nga një grua duke ecur në rrugë dhe së shpejti një grup njerëzish u mblodhën rreth vogëlueshit duke u përpjekur ta ndihmonin.

NBC New York raportoi se vogëlushi nga Bronxii quajtur Jose, është me sindromën Down dhe ishte në shtëpi me nënën, motrën dhe tezen e tij kur ra nga dritarja. 

Familja më vonë tha se djali hoqi një copë kartoni në dritaren ku ndodhej kondicioneri.

Një përfaqësues i qiramarrësve u tha gazetarëve se fillimisht kishte një ndarje mbrojtëse në dritare, e cila u hoq për shkak të instalimit të kondicionerit. 

Ai tha se pengesa ishte zëvendësuar ndërkohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat