Vritet një person në aeroport

Amerika

Vritet një person në aeroport

Më: 10 maj 2021 Në ora: 12:23
Vancouver

Një 28-vjeçar është qëlluar për vdekje në aeroportin ndërkombëtar të Vancouverit në Kanada, në atë që Policia beson se bëhet fjalë për luftë mes bandave, raporton BBC.

Dorasi ka ikur në një veturë me disa persona tjerë, ndërsa ka qëlluar edhe në drejtim të Policisë.

Në foto të skenës shihet një vrimë e plumbit në xhamin e veturës së Policisë.

Policia ka thënë se po shikon për një apo më tepër të ndryshuar. Aeroporti në Vancouver është rihapur pasi ishte mbyllur përkohësisht.

Viktima është qëlluar me plumb në kokë. Të shtënat kanë ndodhur jashtë terminalit të daljeve rreth orës 15:00 të dielën me kohë lokale në Vancouver. Udhëtarët në panik kanë vrapuar për të kërkuar mbulim.

Policia kishte lokalizuar veturën ku ishte dorasi, por është shtënë në drejtim të tyre dhe vetura, SUV, është larguar.

Një veturë, më pas që besohet se është e dorasit, është gjetur e djegur rreth 28 kilometra nga aeroporti.

Viktima është e njohur për Policinë dhe incidenti po lidhet me dhunën mes bandave që është rritur së fundi në Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat