Presidenti Biden ka në plan të takohet me familjen e George Floyd, në njëvjetorin e vdekjes së këtij të fundit

Amerika

Presidenti Biden ka në plan të takohet me familjen e George Floyd, në njëvjetorin e vdekjes së këtij të fundit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:45
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka në plan që të martën të presë familjen e George Floyd në Shtëpinë e Bardhë, derisa në po atë ditë shënohet njëvjetori i vdekjes së afro-amerikanit.

Sipas medieve të huaja, Floyd, 46-vjeçar, vdiq pas një oficer policie në Minneapolis ia vendosur gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë një arrestimi.

Vrasje e tij më 25 maj të vitit 2020, shkaktoi protesta me muaj në të gjithë SHBA-në, kundër brutalitetit të dyshuar të policisë dhe racizmit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi të premten se Biden do ta shënonte ditën por që nuk dha specifikat.

Një juri e shpalli ish-oficerin Derek Chauvin fajtor për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim pas një gjykimi tre-javor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat