SHBA: Garda Kombëtare i jep fund mbrojtjes së Kapitolit

Amerika

SHBA: Garda Kombëtare i jep fund mbrojtjes së Kapitolit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 01:25
Garda Kombëtare

Trupat e Gardës Kombëtare amerikane po largohen nga Uashingtoni pasi mbrojtën Kapitolin për gati pesë muaj pas sulmit vdekjeprurës të 6 Janarit.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin falënderoi ushtarët dhe pjesëtarët e forcës ajrore që ndihmuan policinë e Kapitolit dhe autoritetet lokale për të përforcuar masat e sigurisë pas ngjarjes së dhunshme.

"Këta ushtarë mbrojtën jo vetëm ndërtesat, por edhe ligjvënësit që punojnë atje, duke siguruar që puna e tyre të vazhdonte pa ndërprerje. Ata respektuar betimin e tyre për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën," tha zoti Austin të hënën.

Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby u tha gazetarëve në Pentagon se rreth 1.000 trupa do të largohen në ditët e ardhshme.

E diela ishte dita e fundit e misionit të mbrojtjes të Kapitolit. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat