Vrasësi i 8 kolegëve në hekurudhën e SHBA, kishte 12 armë zjarri e 22,000 plumba në shtëpi

Amerika

Vrasësi i 8 kolegëve në hekurudhën e SHBA, kishte 12 armë zjarri e 22,000 plumba në shtëpi

Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Një burrë që vrau tetë kolegë të punës në një impjant hekurudhash në SHBA, kishte mbledhur 12 armë zjarri në shtëpinë e tij, tha dje zyra lokale e sherifit.

“Kontrolli paraprak zbuloi disa bidonë me karburant, që dyshohet se do të përdoreshin për koktejl Molotov, 12 armë zjarri dhe rreth 22 000 plumba si municion për armatimet e ndryshme. Besohet se sulmuesi kishte tentuar të organizonte dhe shkatërrimin e banesës së tij”, tha zyra e sherifit në një deklaratë.

Grupet kishin zbuluar gjithashtu materiale për krijimin e eksplozivëve, por nuk ishin gjetur bomba.

Sulmuesi që u vetëvra pas masakrës, përshkruhej si “i zemëruar” nga kolegët dhe hetuesit besojnë se kishte planifikuar prej kohësh aktet e tij.

“Është e qartë se kjo ishte një ngjarje e planifikuar dhe se i dyshuari përdori armët e tij për të shkaktuar sa më shumë vdekje”, thuhej në deklaratë.

Të mërkurën, 57 vjeçari vrau tetë vetë dhe veten në impjantin e transportit hekurudhor në Santa Clara ku punonin si ai edhe viktimat. Më vonë kur autoritetet shkuan për kontroll në apartamentin e tij, e gjetën shtëpinë në flakë, të cilat u shuan me ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Prej fillimit të vitit 2021, disa vrasje masive kanë ndodhur në SHBA, shumica e të cilave pranë Atlanta; një sulm në supermarket në Boulder, Colorado; në një shtëpi në Rock Hill, South Carolina; dhe në impjantin e FedEx në Indianapolis, Indiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat