11 miliardë dollarë për tunelin mes New Yorkut dhe New Jerseyt

Amerika

11 miliardë dollarë për tunelin mes New Yorkut dhe New Jerseyt

Më: 29 maj 2021 Në ora: 21:50
Tuneli mes New Yorkut dhe New Jerseyt

Plani në vlerë prej 11 miliardë dollarësh që pritet të përshpejtojë udhëtimin me tren mes New Yorkut dhe New Jerseyt, ka marrë miratimin të premten. Departamenti i Transportit ka njoftuar se projekti ka marrë miratimin për ambient.

Sipas planit, do të krijohet një tunel i ri në lumin Hudson.

Projekti ishte në pritje tash e tre vjet, qëkur u kompletuan studimet për ambientin. Guvernatori demokrat Andrew Cuomo kishte akuzuar administratën e Donald Trumpit për vonesat e shumta për arsye politike.

Tuneli ekzistues është i vjetër 110 vjet dhe vazhdimisht ka pasur probleme dhe vonesa në linjat e udhëtimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat