Grinden për parking, zjarrfikësin e New Yorkut e nokautojnë dhe ia thyejnë nofullën – policia në kërkim të sulmuesve

Amerika

Grinden për parking, zjarrfikësin e New Yorkut e nokautojnë dhe ia thyejnë nofullën – policia në kërkim të sulmuesve

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 09:53
Foto

Dy burra sulmuan një zjarrfikës të New Yorkut që ishte jashtë detyre dhe si pasojë ia thyen nofullën – e gjithçka ndodhi për shkak të një hapësire për parkim në Bronx.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e sulmit gjatë të dielës e pamjet janë publikuar me leje të policisë së New Yorkut, ku shihet një i ri 22-vjeçar duke e goditur në kokë zjarrfikësin ku si pasojë përplaset për tokë.

E kur një grua u mundua t’i del në mbrojtje, një grup tjetër e rrethuan dhe vazhduan ta grushtojnë zjarrfikësin që assesi nuk mund të ngritej në këmbë nga grushtet.

Viktima është dërguar në spital për tretman, ku është konstatuar se përpos nofullës së thyer ka pësuar lëndime edhe në pjesë tjera të trupit.

Policia e New Yorkut po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesve që aktualisht janë në arrati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat