Të shtëna armësh në Los Angeles

Amerika

Të shtëna armësh në Los Angeles

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 10:13
Foto

Zyrtarët në Los Angeles kanë konfirmuar se të martën ka ardhur deri te shtënat në një stacion të zjarrfikësve, dhe se ekipet e ndihmës së shpejtë janë nisur drejt vendit ku kanë ndodhur të shtënat.

Mediat amerikane raportojnë se një zjarrfikës është vrarë dhe një tjetër u plagos, kur ish-punonjësi i këtij departamenti hapi zjarr mbi kolegët ku më pas i vuri zjarrin stacionit të zjarrfikësve.

Siç raporton AP, stacioni është rrethuar me shirita të policisë dhe është vërejtur shtim i numrit të policisë dhe autoambulancave.

Dhjetëra kilometra në lindje të stacionit të zjarrfikësve një shtëpi është kapluar nga zjarri, e në atë lokacion është vërejtur numër i madh i veturave të policisë, por nuk dihet nëse këto dy raste kanë ndonjë lidhje me njëra-tjetrën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat