REL: Vrasësi i Floyd të dënohet me 30 vjet burgim, thotë prokuroria

Amerika

REL: Vrasësi i Floyd të dënohet me 30 vjet burgim, thotë prokuroria

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:38
Ish-oficeri i policies, Derek Chauvin, i shpallur fajtor për vrasjen e George Floyd

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që vrasësi i George Floyd të dënohet me 30 vjet burgim.

Ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen. Kohëzgjatja e dënimit pritet të shpallet me 25 qershor.

Të mërkurën prokuroria tha se vrasja kishte "tronditur ndërgjegjen e kombit".

Por, mbrojtja e përshkroi vrasjen si "një gabim" të bazuar në trajnimin e Derek Chauvin.

Image

Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga zyrtari i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë procedurës së arrestimit. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020.

Vdekja e tij ka nxitur protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.

Chauvin dhe tre ish-oficerë të tjerë akuzohen veçmas për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat