Motrat 4 dhe 9-vjeçare marrin veturën e prindërve dhe nisen për të “notuar në oqean”

Amerika

Motrat 4 dhe 9-vjeçare marrin veturën e prindërve dhe nisen për të “notuar në oqean”

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Utahs ka thënë se është befasuar kur ka zbuluar një vajzë nëntëvjeçare duke drejtuar veturën me një vajzën katërvjeçare në ulësen e pasagjerit, në orët e hershme të së mërkurës, raporton BBC. 

Motrat i kanë thënë policëve se po shkonin për në Kaliforni pasi donin “të notonin në oqean”.

Ato vozitën nëpër dy rrugë të mëdha, goditën një veturë tjetër e më pas u përplasën në një kamion, ka shkruar Policia në Twitter.

 

Motrat kishin të vendosur rripin e sigurisë dhe nuk u lënduan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat