E rëndë/ Shembet ndërtesa, mes të vdekurve edhe një fëmijë

Amerika

E rëndë/ Shembet ndërtesa, mes të vdekurve edhe një fëmijë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 23:20
Rio de Janeiro

Një ndërtesë 4-katëshe është shembur në Rio de Janeiro ditën e sotme ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Reuters shkruan se sipas rrëfimeve të banorëve, një zhurmë e madhe ka ndodhur gjatë shembjes së banesës, ndërsa u pasua nga një zjarr që shkaktoi shumë panik në lagje.

Më shumë se 100 forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje e janë duke shpëtuar personat që gjenden nën rrënoja.

Deri më tani, një burrë, grua dhe një fëmijë janë të zhdukur dhe nuk dihet ende çfarë e ka shkaktuar shëmbjen e ndërtesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat