SHBA mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten

Amerika

SHBA mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:18
Pamje nga takimi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz u takua të enjten me zyrtarë të administratës Biden, të cilët ritheksuan se Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i tha zotit Gantz se Presidenti Joe Biden ka shprehur mbështetjen e tij për plotësimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat, që Izraelin disponon.

“Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur avantazhin cilësor ushtarak të Izraelit dhe për të siguruar që Izraeli mund të mbrojë veten nga kërcënimet rajonale, siç janë ato të paraqitura nga Irani, forcat që mbështesin atë dhe grupet terroriste. Administrata Biden mbështet plotësisht të drejtën e vendit tuaj për të mbrojtur veten nga sulmetme raketa të lëshuara nga Hamas dhe militantë të tjerë me bazë në Gaza”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Administrata e presidentit Biden dëshiron të rikthejë përsëri SHBA-të në marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe ta detyrojë Teheranin të zbatojë marrëveshjen e vitit 2015.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar këtë lëvizje, por zoti Gantz nuk e kundërshtoi atë gjatë takimit me Sekretarin amerikan të mbrojtjes.

“Nuk ka dyshim që jemi në kohën e ndryshimeve të mëdha dhe sfidave të reja. Por ka një gjë që qëndron e fortë. Aleanca strategjike, vlerat e përbashkëta midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz.

Zoti Gantz nuk u takua me presidentin Biden, por ai zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat