​Ngordh shimpanzeja më e vjetër në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut

Amerika

​Ngordh shimpanzeja më e vjetër në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Shimpanzeja më e vjetër mashkull në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut ka ngordhur në kopshtin zoologjik të San Francisko në moshën 63-vjeç.

Një shimpanze me emrin Kobe u trajnua për shfaqje para se të mbërrinte në Kopshtin Zoologjik në vitet 1960.

Kobe ishte i sëmurë kohët e fundit, dhe zyrtarët e kopshtit zoologjik besojnë se ai ngordhi nga pleqëria, raporton AP.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka përfshirë shimpanzetë në listën e specieve të rrezikuara.

Shimpanzetë konsiderohen primatët me rrezik më të lartë në Afrikë për shkak të gjuetisë, humbjes së habitatit dhe sëmundjeve infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat