Biden niset për vizitë në Evropë

Amerika

Biden niset për vizitë në Evropë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Pothuajse pesë muaj pas ardhjes në pushtet, presidenti i SHBA Joseph Biden u nis sot për në Britaninë e Madhe, faza e parë e turneut të tij evropian gjatë së cilës ai do të këmbëngulë në forcën e aleancës transatlantike dhe do të ketë takimin e parë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Pak para se aeroplani presidencial të ngrihej nga baza ushtarake Andrews afër Uashingtonit, Biden deklaroi se qëllimi i udhëtimit të tij ishte "t'ia bënte të qartë Putinit dhe Kinës se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë aleatë të fortë".

Presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara në botë - G7 në Britaninë e Madhe. Takimi do të përqendrohet kryesisht në klimën dhe pandeminë e virusit korona.

Biden do të takohet nesër me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe të dielën ai do të pritet nga Mbretëresha Elizabeth II në Kështjellën Windsor.

Pjesa më e rëndësishme e vizitës së Biden në Evropë do të jetë takimi me Putinin më 16 qershor në Gjenevë.

Shtëpia e Bardhë nuk e njoftoi takimin në detaje, por deklaroi se një konferencë e përbashkët për shtyp nuk është planifikuar për tani, ndryshe nga takimi i ish- presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Putin në Helsinki në vitin 2018, kur të dy u paraqitën para gazetarëve së bashku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat