Rastet e një varianti të rrezikshëm të Covid-19 po rriten me shpejtësi në SHBA, ekspertët flasin për shqetësimin e tyre

Amerika

Rastet e një varianti të rrezikshëm të Covid-19 po rriten me shpejtësi në SHBA, ekspertët flasin për shqetësimin e tyre

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:38
Ilustrim

Ndërsa shtetet amerikane janë duke liruar kufizimet për koronavirusin, ekspertët shqetësohen se njerëzit që nuk janë plotësisht të vaksinuar dhe mund të kontribuojnë në përhapjen e mëtejshme të virusit.

Varianti Delta, i raportuar për herë të parë në Indi, aktualisht përbën gati 10% të rasteve të koronavirusit në SHBA, sipas CDC.

Me shqetësimin se së shpejti mund të bëhet varianti dominant, ekspertët mjekësorë po nënvizojnë rëndësinë e vaksinimit të plotë.

"Unë jam i shqetësuar për ata që nuk janë vaksinuar," -tha të martën Kirurgu i Përgjithshëm Vivek Murthy për CNN, duke theksuar se varianti Delta po rritet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

CDC ka përcaktuar se varianti Delta është një "variant shqetësues", një emërtim i dhënë për llojet e virusit, që shkencëtarët besojnë se janë më të transmetueshëm ose mund të shkaktojnë sëmundje më të rënda.

Lajmi i mirë është se vaksinat duket se janë efektive kundër variantit Delta.

Një studim i ri nga Public Health England, zbuloi se dy doza të një vaksine janë shumë efektive kundër shtrimit në spital, nga simptomat e shkaktuara nga varianti Delta. Studimi zbuloi se vaksina Pfizer / BioNTech, është 96% efektive kundër shtrimit në spital pas dy dozave.

Murthy tha se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të treguar efektivitetin e vaksinës me një dozë të Johnson & Johnson në lidhje me variantin Delta, por vaksina ka treguar se mund të ndihmojë në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve kur njerëzit janë me sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat