Tragjedi / Balona përplaset në shtyllën e tensionit të lartë, vdesin katër turistë

Amerika

Tragjedi / Balona përplaset në shtyllën e tensionit të lartë, vdesin katër turistë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona kanë humbur jetën, kurse një tjetër është në gjendje kritike, pasi  balona me ajër është rrëzuar sot në Albuqerque në shtetin amerikan New Mexico, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Balona u përplas me një shtyllë elektrike të tensionit të lartë, e “kutia” me pasagjerë u shkëput dhe filloi të bjerë.

Nga ana tjetër, policia ka mundur ta lokalizojë, e njëri prej të vdekurve është edhe piloti i balonës.

Ndërsa personi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital.

Në një pjesë të Albuqeruqe mbi 13.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, si rezultat i përplasjes së balonës në shtyllën e tensionit të lartë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat