Kalifornia vazhdon të ballafaqohet me zjarret në pyje

Amerika

Kalifornia vazhdon të ballafaqohet me zjarret në pyje

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:13
Foto

Kalifornia Jugore po vazhdon sërish të ballafaqohet me zjarrin, si pasojë e temperaturave të larta.

Një pjesë e madhe e flakëve është parë jo shumë larg një rruge në Pyllin Kombëtar në San Bernardino në lindje të Los Anxhelosit.

Zjarrfikësit e Shërbimit Pyjor në SHBA dhe ata nga Departamenti i Zjarrit të Qarkut në San Bernardino kanë dalë në vendin e ngjarjes, raporton AP.

Zjarri ka djegur rreth 34 hektarë, derisa raportohet që zjarrfikësit e kanë ndaluar përparimin e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat