Prekëse/ Zjarrfikësi gjen nën rrënoja trupin e vajzës së tij 7-vjeçare

Amerika

Prekëse/ Zjarrfikësi gjen nën rrënoja trupin e vajzës së tij 7-vjeçare

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 22:58
Babai i dëshpëruar, vëllai i tij dhe shpëtuesit e tjerë e ndihmuan në nxjerrjen e trupit të vajzës

Një zjarrfikës në Miami gjeti trupin e vajzës së tij, ndërsa po kërkonte me ekipin e kërkim shpëtimit nën rrënojat e pallatit 12 katësh, i cili u shemb pak ditë më parë.

Sipas mediave të huaja vajza 7 vjeçe u gjet nën rrënoja mbrëmjen e djeshme ndërkohë i ati ka hequr xhaketën dhe ka mbështjellë të bijën të cilën e ka gjetur nën rrënoja.

Babai i dëshpëruar, vëllai i tij dhe shpëtuesit e tjerë e ndihmuan në nxjerrjen e trupit të vajzës. 

“Zemrat dhe lutjet tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme. Ne mund të konfirmojmë që një anëtar i familjes tonë të Departamentit të Zjarrfikësve në Qytetin e Miamit ka humbur vajzën e tij shtatë vjeçare. Ajo u gjet natën e kaluar nga anëtarët e Ekipit tonë të Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, Task Force 2 në Florida”, tha Shefi i Shpëtimit në Miami, Joseph Zahralban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat