“Syri i zjarrit”, shpërthen flaka në Oqeanin Paqësor

Amerika

“Syri i zjarrit”, shpërthen flaka në Oqeanin Paqësor

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 10:02
Pamje nga takimi

Një zjarr shpërtheu në sipërfaqen e Oqeanit Paqësor në perëndim të Gadishullit Jukatan të Meksikës.

Mediat e huaja raportojnë se vatra e zjarrit në mes të oqeanit ka shpërthyer pas rrjedhjes së gazit nga një tubacion nëndetës.

U deshën pesë orë që zjarri të shuhej, sipas kompanisë së naftës, Pemex.

Flakët e mëdha portokalli që ngrihen nga uji dhe i ngjajnë llavës së shkrirë janë quajtur “sy i zjarrtë” nga përdoruesit e mediave sociale për shkak të formës rrethore të flakës.

Pemex theksoi se nuk u raportuan lëndime dhe se prodhimi nuk u prek pasi zjarri shpërtheu rreth orës 5:15 të mëngjesit me kohën lokale. Zjarri u shua plotësisht nga ora 10:30 e mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat