Hillary Clinton kujton mes emocionesh princeshën Diana

Amerika

Hillary Clinton kujton mes emocionesh princeshën Diana

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:23
Diana, Hillary Clinton

Ish-Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit e SHBA-ve, Hillary Clinton, e ka kujtuar me fjalë mjaft emocionuese princeshën e ndjerë dhe shumë të dashur për popullin, Dianën.

“Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot. Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shtuar Hillary krahas fotos me princeshën.

Ditën e djeshme, Princi William dhe Princi Harry zbuluan statujën në nder të Princeshës Diana. Vëllezërit përkujtuan kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca

Harry, i cili jeton në SHBA me gruan e tij, dukeshën e Sussex dhe dy fëmijët e tyre, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar në mënyrë që të përfundonte karantinën e tij përpara ngjarjes së së enjtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat