SHBA - Stuhia Elsa pritet të godas së shpejti

Amerika

SHBA - Stuhia Elsa pritet të godas së shpejti

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

SHBA- Stuhia Tropikale Elsa po i drejtohet Floridës. Mediat e huaja raportojnë se stuhia me erëra 65 milje-në-orë ka goditur Kubën.

Sipas Associated Press, zyrtarët kubanë evakuuan 180,000 njerëz si një masë paraprake kundër mundësisë së përmbytjeve të mëdha. Stuhia kishte vrarë të paktën tre njerëz në ishujt e tjerë të Karaibeve para se të mbërrinte në Kubë.

Elsa pritet të arrijë Key West dhe bregun perëndimor të Florida brenda 48 orëve të ardhshme.  Pjesa më e madhe e Floridës do të përfshihet nga reshje të mëdha shiu që mund të arrijnë gjashtë inç në disa vende. Stuhia më pas do të sjellë reshje të mëdha shiu në Gjeorgji dhe Carolinas më vonë gjatë javës.

Zyrtarët e Floridës janë të shqetësuar se stuhia mund të rrëzojë atë që ka mbetur nga ndërtesa që u shemb pjesërisht në 24 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat