Florida - Konfirmohen 46 viktima në rrënojat e një ndërtese

Amerika

Florida - Konfirmohen 46 viktima në rrënojat e një ndërtese

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Punëtorët nxorrën 10 trupa të tjerë nga rrënojat e një ndërtese banimi në Florida, gjë që rriti numrin e të vdekurve në 46, ndërsa më shumë se njëqind njerëz renditen si të zhdukur 14 ditë pas shembjes së një ndërtese shumëkatëshe.

Zëvendës Shefi i Zjarrit në Miami-Dade Reid Jadala u tha anëtarëve të familjes së viktimave se dhjetë trupa të tjerë ishin tërhequr nga rrënojat.

Sidoqoftë, punëtorët ende po kërkojnë zgavra brenda grumbujve të rrënojave, ku dikush mund të mbijetojë, tha kreu i departamentit të zjarrit të rrethit, Alan Kominski, por ai shtoi se për fat të keq nuk e pret atë.

Nga një kodër prej betoni të thërrmuar dhe çeliku të përdredhur, nëntë metra të lartë, u hoqën 124 ton rrënoja, të cilat renditen dhe vendosen në një depo si provë e mundshme në hetimin pse ndërtesa u shemb.

Autoritetet lokale thonë se Presidenti i SHBA, Joseph Biden, i cili vizitoi atë vend javën e kaluar, ofroi përsëri mbështetjen e tij sot.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat