Gjendje e emergjencës në shtet pas vrasjes së presidentit brenda shtëpisë

Amerika

Gjendje e emergjencës në shtet pas vrasjes së presidentit brenda shtëpisë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 21:18
Haiti

Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të mërkurën në mëngjes.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Presidenti Jovenel Moïse u vra nga një grup i armatosur dhe i panjohur në rezidencën e tij private në Pelerin, një lagje e pasur e kryeqytetit të vendit, Port-au-Prince.

Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur.

Image
Jovenel Moise

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllimet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

"Ne e dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shërim Zonjës së Parë Moïse. Shtetet e Bashkuara ngushëllojnë popullit e Haitit. Ne jemi gati të ndihmojmë ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Haiti më të sigurt", thuhej në deklaratë.

Zoti Biden e quajti sulmin "shqetësues", duke shtuar se "ne kemi nevojë për shumë më shumë informacion" ndërsa iu përgjigj pyetjes së një gazetari ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Detajet e vrasjes

Kryeministri i përkohshëm i Haitit e përshkroi sulmin, që ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, si "shumë të koordinuar" dhe të kryer nga një "grup i trajnuar shumë mirë dhe i armatosur rëndë", të cilët siç tha ai, komunikonin anglisht dhe spanjisht.

Gjatë sulmit u plagos edhe bashkëshortja e zotit Moïse, Martine Moise, u e cila ndodhet në spital për trajtim. Një nga fëmijët e presidentit, i cili ndodhej në shtëpi gjatë incidentit është dërguar në një vend të sigurt.

Kryeministri Jozefi tha se forcat kombëtare të policisë e kanë situatën nën kontroll dhe kanë marrë masa për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes si dhe për të garantuar sigurimë e vendit.

Ai i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare që të hetojë vrasjen.

"I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të fillojë një hetim mbi vrasjen dhe që Kombet e Bashkuara të zhvillojnë një takim të Këshillit të Sigurimit lidhur me Haitin sa më shpejt të jetë e mundur", tha ai nëpërmjet një deklarate dërguar me email “Zërit të Amerikës”.

Kryeministri Jozefi u zotua të vendosë para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat