E frikshme/ Për ‘foto të rrezikshme’, prindërit ulin vogëlushen në shinat e trenit

Amerika

E frikshme/ Për ‘foto të rrezikshme’, prindërit ulin vogëlushen në shinat e trenit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 10:29
Uells

Prindërit nga Uellsi kanë ulur vogëlushen e tyre në shinat e trenave për një fotografi ‘jashtëzakonisht të rrezikshme’.

Në këto shina ka pasur 433 incidente të rënda që kur filloi pandemia e koronavirusit.

Inspektori i Policisë Britanike të Transportit,Richard Poëell tha: “Të ulësh këtu për fotografi, është e paligjshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Ju mund të shkoni në gjykatë dhe të përballeni me një gjobë prej një mijë funtash. Trenat afrohen pothuajse në heshtje, kështu që nëse shpërqendroheni, nuk do ta vini re derisa të jetë tepër vonë”.

Imazhet tregojnë familjen me fëmijë të vegjël që qëndrojnë në shina, dhe një burrë të shtrirë në një pozë për një foto.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat