Prishje në rrjetin energjetik në Amerikën Qendrore, pa energji elektrike mbesin mbi 15 milionë banorë

Amerika

Prishje në rrjetin energjetik në Amerikën Qendrore, pa energji elektrike mbesin mbi 15 milionë banorë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Një prishje e madhe në rrjetin energjetik në Amerikën Qendrore, ka bërë që mbrëmë të mbesin pa energji elektrike mbi 15 milionë banorë, e më së rëndi janë prekur Hondurasi dhe Nikaragua, shkruan Reuters.

Problemi në lidhjen rajonale la një pjesë të Hondurasit dhe Nikaraguas në errësirë të plotë, e operatori i rrjetit të energjisë EOR, ka njoftuar se ndërprerja ka filluar mbrëmë pas orës 1 – e shkaku i kësaj avarie ende nuk është bërë i ditur.

Sipas një kumtese është bërë e ditur se përdorimi i energjisë elektrike ka rënë nga 8.300 megavat në vetëm 2.400 në mbarë rajonin, duke përjashtuar Panamanë dhe Kosta Rikën, që pjesa më e madhe e tyre nuk u prek fare nga kjo prishje.

EOR ofron shërbime për rreth 47 milionë njerëz në Amerikën Qendrore, nga Panamaja deri të Guatemala – e 15 milionë prej tyre janë prekur nga kjo prishje.

Si rezultat i kësaj avarie ka ardhur deri te një sërë aksidentesh, pasi që semaforët nuk punonin fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat