Dhjetëra viktima pas temperaturave ekstreme në Uashington

Amerika

Dhjetëra viktima pas temperaturave ekstreme në Uashington

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:54
Ilustrim

Të paktën 78 persona kanë humbur jetën pas temperaturave ekstreme në Uashington, njoftoi Departamenti i Shëndetit i shtetit amerikan.

Një valë të nxehti ka përfshirë Paqësorin Veriperëndimor në fund të qershorit.

Departamenti theksoi se shumica e vdekjeve ndodhën në kontetë King dhe Pierce. Konteja King ka raportuar të paktën 15 vdekje, ndërsa ajo e Pierce konfirmoi 12 vdekje të lidhura me nxehtësinë.

Dita më vdekjeprurëse e valës së të nxehtit ishte 29 qershori, kur humbën jetën 33 persona, sipas këtij departamenti.

Nxehtësia është shpesh një vrasës i heshtur që përkeqëson kushtet bazike shëndetësore.

Mbetet i habitshëm fakti që vetëm një pjesë e vogël e atyre që vdesin kanë si shkak hiperterminë, thënë ndryshe momenti kur trupi mbinxehet në mënyrë të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat