Përmbytje masive në Nju Jork

Amerika

Përmbytje masive në Nju Jork

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:38
Nju Jork

Moti i ashpër dhe përmbytjet përfshinë një pjesë të madhe të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikatit.

Paralajmërimet për përmbytje ishin dhënë nga autoritetet disa ditë më parë. Stacione autobusësh, makina edhe shtëpi, janë tashmë nën pushtetin e ujit duke ofruar një pamje dramatike.

Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm përfshiu gjithashtu edhe disa autostrata. Banorët e Manhatanit fajësuan  zyrtarët qeveritarë për përmbytjet të cilat përfshinë një stacion metroje.

Videot e shpërndara treguan njerëzit të cilët kalonin nëpër metronë e përfshirë nga uji. Shirat ranë gjithashtu në stacione të tjera, duke përfshirë “42 Street”, “Bryant Park”, në Midtown të ​​Manhattan.

Energjia elektrike u ndërpre në disa zona. Me gjithë dëmet që ka shkaktuar stuhia dhe era e fortë, asnjë person nuk ka humbur jetën. Stuhia tropikale Elsa u dobësua ndërsa kaloi mbi Floridën veriore. Meterologët kanë bërë të ditur se Elsa pritet të kthehet në një ciklon post-tropikal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat