SHBA-të shprehen të shqetësuar për emigrantët në Evropën Lindore

Amerika

SHBA-të shprehen të shqetësuar për emigrantët në Evropën Lindore

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 19:34
Foto

Shtetet e Bashkuara te Amerikës janë të shqetësuara për fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika nga Bjellorusia në Lituani, tha një diplomat amerikan.

Lituania filloi ndërtimin e një barriere me rroje e cila është e gjatë 550 km në kufirin e saj me Bjellorusinë të premten pasi akuzoi autoritetet Bjelloruse për mirëpritjen e emigrantëve për t’i dërguar në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian.

“Ne po e shikojmë atë nga afër dhe me shqetësim”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së Xhorxh Kent në një intervistë për portalin lituanez 15min.lt, botuar të dielën.

Ai tha se “taktika e presionit” është e krahasueshme me flukset e emigrantëve nga Rusia në Finlandë dhe Norvegji në vitin 2015, raporton Reutres.

“Kjo është diçka që ne u bëjmë thirrje autoriteteve Bjelloruse të ndalojnë – duke i shtyrë me qëllim emigrantët nga vendet e tjera në kufirin lituanez”, tha Kent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat