Shembja e ndërtesës në Florida, numri i viktimave arrin në 94

Amerika

Shembja e ndërtesës në Florida, numri i viktimave arrin në 94

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Kërkimi vazhdon në vendin e shembjes së godinës në Surfside, Florida, teksa 94 persona kanë vdekur dhe rreth 22 persona janë ende të zhdukur.

Teksa kërkimet për njerëz autoritetet që po gërmojnë janë duke kërkuar edhe gjësende të familjeve për të kujtuar të afërmit që i humbën pas shembjes, shkruan AP.

Ata kanë krijuar një bazë të dhënash për njerëzit që të ngarkojnë informacione në lidhje me gjërat që mungon.

Ekipet e gërmimit në vendin e shembjes po katalogojnë të gjitha mallrat personale që po gjejnë në rrënoja me shpresën që t’i kthejnë ato në familjet e atyre që vdiqën.

Sa herë që kanë gjetur sende personale ata kanë marrë fotografi dhe kanë regjistruar vendndodhjen duke përdorur një rrjetë që i kanë bërë grumbullit, duke ditur përafërsisht se ku duhet të jetë njësia e kondove të secilës familje.

Kryebashkiaku i Surfside Charles Burkett, i cili ka vizituar kërkimet në mënyrë të përsëritur që nga shembja, tha që ekipet po gjejnë sende të vogla si unaza dhe bizhuteri në rrënoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat