Tornadoja godet Kanadanë

Amerika

Tornadoja godet Kanadanë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 07:10
Tornadoja godet Kanadanë

Një tornado mbrëmë ka goditur provincën Ontario të Kanadasë, duke shkaktuar tetë të lënduar dhe zhvendosjen e shumë njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Kryebashkiaku i qytetit Barrie ku ndodhi tornadoja, Jeff Lehman, njoftoi se katastrofa shkaktoi dëme materiale, por nuk janë raportuar viktima.

Nga tetë të lënduar që po trajtohen në spitale, katër persona janë në gjendje më të rëndë.

Dy ndërtesa janë shembur në tërësi si pasojë e tornados, kurse 25 të tjera kanë pësuar dëme të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat