Ishte harruar dera e kafazit hapur, tigri vret një grua

Amerika

Ishte harruar dera e kafazit hapur, tigri vret një grua

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Një grua ka vdekur pas sulmit të një tigri në një kopsht zoologjik në Kili.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar ende nga policia, ishte pjesë e stafit që kujdesej për mirëmbajtjen e kopshtit zoologjik në qytetin e Rancagua, 90 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago, njoftoi CNN.

Sipas autoriteteve, gruaja mori plagë të shumta në qafë nga sulmi i tigrit. Oficeri i policisë, Williams Espinoza tha se gruaja nuk e kuptoi që dera e kafazit ishte e hapur dhe u sulmua menjëherë nga tigri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kopshti zoologjik është mbyllur për shkak të hetimeve të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat